Një grua që u bë shoferi i parë femër me traktorë në Kinë, dhe përfundimisht një ikonë kombëtare, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeç.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Liang Jun, e cila në vitin 1948 u bë e vetmja femër në Kinë që mori detyrën, kur u regjistrua në një klasë stërvitore për traktorët.

Më shumë se një dekadë më vonë, një imazh i saj që drejtonte me krenari një traktor u shfaq në kartëmonedhën një-juan të Kinës.

Liang Jun lindi në 1930 në një familje të varfër në provincën e largët të Kinës, Heilongjiang.

Ajo e kaloi shumicën e viteve të para duke ndihmuar në një fermë, si dhe duke studiuar në një shkollë rurale.

Në vitin 1948, kur një shkollë lokale hapi një kurs për të trajnuar drejtuesit e traktorëve, ajo shfrytëzoi mundësinë e saj.

Sipas mediave lokale, ishin 70 studentë në klasë – me Liang Jun që ishte gruaja e vetme, përcjell Telegrafi.

Ajo përfundimisht përfundoi trajnimin e saj dhe u bë shoferi i parë femër për traktor në vend.

Një vit më vonë, udhëheqësi komunist Mao Zedong njoftoi krijimin e Republikës Popullore të Kinës.

Në epokat e mëparshme në Kinë, fisnikët, poetët dhe udhëheqësit ushtarakë ishin ata që duhet të admiroheshin.

Por kur komunistët morën pushtetin në vitin 1949, lindi një lloj i ri heronjsh – punëtori model, një koncept veçse në përdorim në Bashkimin Sovjetik.

Shteti kinez promovoi individë të varfër, punëtorë, përkushtimi i të cilëve për ndërtimin e një vendi socialist u bë shembull për tu ndjekur nga të tjerët.

Liang Jun ishte një nga të parët dhe një nga punëtorët e modelit më të njohur.

Fytyra e saj e buzëqeshur ndërsa ajo drejton traktorin e saj në kartëmonedhën një juan duhej të frymëzonte të tjerët për lartësi të ngjashme të arritjeve.

Nuk ishin vetëm dallimet ndërmjet klasave që ajo shembi.

Liang Jun u bë një simbol për të gjitha gratë kineze, dhe mundësitë që u hapën për to.

Ajo vetë shfrytëzoi plotësisht ato mundësi. Ajo u bë një inxhiniere dhe politikane; një udhëtim i gjatë nga një fëmijëri e varfër.

Liang Jun u bashkua me Partinë Komuniste Kineze (CCP) si anëtare dhe më vonë u dërgua në një shkollë në Pekin për të mësuar më shumë rreth makinerive bujqësore.

Ajo u kthye në Heilongjiang pasi mbaroi studimet dhe mori një post për të punuar në Institutin e Kërkimit të Makinerisë Bujqësore.

Dhe kulmi i nderimit të saj erdhi në vitin 1962, kur Kina filloi të shtypte kartëmonedha që paraqisnin një imazh të saj duke drejtuar një traktor.