Fushata  për zgjedhjet presidenciale në SHBA, duket se po i kalon kufinjtë e asaj normale. Kandidati i republikanëve Donald Trump ka bërë gjatë ditës së së sotme një batutë që ka lënë shumë njerëz të shokuar.

“Populli i amendamentit të dytë mund të ndalojë Hillary Clinton”, tha Trump duke iu referuar amendamentit që lejon njerëzit të mbajnë armë.

Deklaratat shokuese të Donald Trump janë bërë gjatë një takimi një Ëilmington në Karolinën e Veriut.

Menjëherë i është përgjigjur rivalja e tij, Hillary Clinton. “Ja pse Trump është i rrezikshëm. Një njeri që kërkon të bëhet president nuk duhet në asnjë mënyrë që të nxizë dhunën”, ka thënë Clinton.