ART –TETOVE
Tetovë,1.08.2022
Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Tetovë, pas mbledhjes së Kuvendit të sotëm, mbajtur në lokalet e reja të Akademisë në Tetovë “QENDRA SARANDA”,
Njofton opinionin publik se:
1. Ndryshoi Statutin për ndryshimin e emrit nga Shoqatë Akademike, në ‘Akademia Shqiptare për shkencë dhe art në RMV’.
2. U bën thirrje të gjithë të interesuarëve që i plotësojnë kriteret sipas Statutit, të bëhen pjesë e Konkursit të hapur (pak më parë) si anëtarë me korespondencë dhe bashkëpunëtorë shkencorë të Akademisë.
3. Kriteret e shqyrtimit dhe pranimit do të bëhen në komisioniet përkatëse të Akademisë të formuara për këte qëllim.

4. Ky Vendim hyn në fuqi nga dita e sotme (1.08.2022)-Tetovë-2022
Vështrim:
__________________________________________________________Akademia Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV, përmes këtij Akti solemn, realizon ëndrrën e kahmotshmee shekullore për të punuar në mënyrë të mëvetësishme; për gjuhën, kulturën dhe qytetërimin Shqiptar në mënyrë transparente!
Kryetar: Prof. Dr. Hasan JASHARI