Marshin e nesërm protestues me itenerar prej urës së Bit Pazarit – Shkup deri te Parlamenti i Maqedonisë, me fillim në orën 14:00,  e ka përkrahur edhe Shoqata e veteranëve dhe invalidëve të luftës së 2001 “Kalaja”.

Më poshtë e keni të plotë komunikatën e kësaj Shoqate:

Shoqata e Veteranëve dhe invalidëve të luftës së 2001 “Kalaja” në Tetovë i mbështet fuqishëm protestat e opozitës shqiptare të iniciuara nga Aleanca për Shqiptarët, të datës 22 prill 2016, në Shkup të IRJM. “Duke e ditur që të premten në moton “NDAL” do të protestohet shqip, kundër diskriminimit etnik, proceseve të montuara kundër shqiptarëve, padrejtësisë ekonomike, dhe kundër situatës së rënduar politike në vend, shoqata “Kalaja” i ka ftuar të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e saj, veteranë dhe invalid të luftës dhe njofton se nesër të gjithë së bashku do të rreshtohen për të protestuar Shqip”.

Shoqata e Veteranëve dhe invalidëve të luftës së 2001 “Kalaja” Izair Samiu – Baci