Qyteti i Shkupit ka shpallë tender për zbukurimin dhe dekorimin e sheshit të Shkupit, bulevaret dhe rrugët e qytetit për natën e vitit të ri. Vlera e tenderit shënon 200.000 euro pa TVSH, informon Zhurnal.

“Dekorimi dhe zbukurimi gjatë kohës së festave të fundvitit duhet të jetë në nivel të lartë estetik, në frymën e jetesës moderne, me dizajn bashkëkohor dhe atraktiv dhe efekte artistike”, thuhet në dokumentacionin e tenderit.

Kryetari i Qytetit të Shkupit thotë se sheshi do të dekorohet në fillim të dhjetorit, ndërsa a do të ketë pritje të organizuar, do të varet nga fotografia epidemiologjike, gjegjësisht nga gjendja me korona virusin.

Vitin e kaluar dekorimi pati kushtuar 260.000 euro. Madje për vitin e ri pati kënduar këngëtari i njohur boshnjak, Dino Merlin, i cili siç pati thënë Shilegov, është paguar nga sponzorët. Vetëm Dino Merlin, pati kushtuar hiç më pak se 100.000 euro.//Zhurnal.mk