Shkruan Qenan Aliu

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut kjo çështje është e notuar vetëm në dispozitën kushtetuese. Ndërkaq kuvendi nga pavarësimi nuk ka të sjellur Ligj për gjendje të jashtëzakonshme me të cilin më detajisht do të operacionalizohej menaxhimi me te. Ka të sjellur Ligj për gjendje krizash, por shikuar nga këndi i Lirive dhe të Drejtave Themelore të njeriut në gjendje të jashtëzakoshme shpërfaqen jo vetëm kufizime por edhe shmangëje të të të drejtave në fjalë të cilat nuk mundet të bëhen pa ligj.

Dhe mu kjo zbrazëtirë e këtij ligji, presidentin e republikës e bëri rekorder me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Por kuptohet krejt kjo ishte e domosdoshme në rrethana kur vendi aktualisht është pa KUVEND funksional si rezulltat i vetshpërndarjes dhe kaplimit të vendit nga Pandemia globale Covid-19 !