Departamenti për siguri në komunikacionin rrugor në Sektorin e Punëve të Brendshme ka kryer kontrollin e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve dje nga ora 6.00 deri në orën 24.00. Nga kontrolli i kryer nga efektivët e policisë, u konstatua se 37 shoferë e tejkaluan shpejtësinë në vendbanim. Janë zbuluar edhe 71 vepra të tjera.

Ministria e Brendshme njoftoi sot se natën e kaluar, nga ora 21:00 deri 24:00, ësjtë bërë kontroll për shkeljet e kryera nga motoçiklistë dhe 26 vepra u zbuluan dhe u sanksionuan. Përveç kësaj, janë vërejtur 43 vepra të tjera.

Më 28 korrik 2019 (e diel), në periudhën nga ora 00.00 deri në orën 05.00, gjatë kontrollit të bërë për zbulimin e shoferëve të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, me prani të alkoolit në gjak janë evidentuar 13 shoferë ndërsa janë zbuluar edhe 37 vepra të tjera./MIA