azhdon mbledhja e provave materiale nga shpella përmbi Baçishtë në malësinë e Kërçovës.

Dy ekspertë, një profesor universitar dhe një speleolog nga Italia kanë ardhur në përforcim të ekspertëve nga vendi dhe një pjesë e provave do të dërgohen për analizë në Universitetin e Urbinos.

Ekspertët do të qëndrojnë disa ditë dhe me kolegët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shkup do të shkëmbejnë mendime për dhjetëra kafka e mbetje të tjera mortore të gjetura në këtë shpellë, që  para 18 vjetësh, por që për arsye deri tani të panjohura janë lënë në harresë.

Ekspertët nga Italia do të analizojnë provat e marra për të hedhur dritë mbi misterin që shoqëron prej dekadash këtë shpellë dhe kafkat që gjenden brenda saj.

Ekspertët vendorë dhe speleologët nga Italia vlerësojnë se vjetërsia e kafkave mund të jetë 60-70 vjeçare, pra nga Lufta e  Dytë Botërore deri në fillim të viteve të gjashtëdhjeta.