Shpend Ahmeti është shprehur shumë i lumtur me rezultatet nga terreni për Lëvizjen Vetëvendosje. 

Në një lidhje live nga Klan Kosova, Ahmeti ka thënë se duhet ta shikoni në buzëqeshje për të kuptuar disponimin e tij.

“Nuk ka mu ba kurgja pa Vetëvendosjen. Më shikoni buzëqeshjen time dhe e kuptoni disponimin që lidhet edhe me rezultat. Për më shumë na ndiqni në konferencën që e kem pas pak minutash” ka thënë Shpend Ahmeti.