OBRM-PDUKM-ja dhe LSDM-ja janë përplasur rreth shitjes dhe shpërndarjes së gazit në komunën e Strumicës, që është nën udhëheqjen e opozitës.

 

OBRM-ja e akuzon Zaevin se ”e ka shndërruar Strumicën në një vilajet familjar të klanit të Zaevëve.” Sipas Darko Kostovskit të OBRM-së, një firmë me një person të punësuar, e ka marrë shpërndarjen kryesore të gaziz në komunën në fjalë.

Ai akuzoi se komuna paguan 24 denarë për 1 metër kub gaz ndaj firmës SI EN XHi Sistems, kurse në Shkup, përmes ELEM-it, 1 metër kub gaz është 13 denarë.

Nga ana tjetër, Mitko Andreevski i është kundërpërgjigjur OBRM-PDUKM-së, duke i hedhur poshtë pohimet e kësaj partie politike, duke kërkuar që Darko Kostovski t’i kërkojë falje.

Andreevski ka sqaruar se firma që e ka marrë tenderin e gazit në Strumicë është firmë e rregullt dhe ka ofruar çmimin më të lirë të shpërndarjes së gazit./Telegrafi/