Alergjia ka përfshirë punëtorët e fabrikës së pjesëve të makinave “Kromberg dhe Shubert” në zonën e lirë ekonomike në Manastir.

Nga kjo fabrikë kanë thënë se alergjia është përhapur nga një bimë që rritet në hapësirën e fabrikës, transmeton INA.

Por nga ana tjetër, janë përhapur zërat se alergjia është shkaktuar si rezultat i përdorimit të një pesticidi për lyerjen e kabllove në këtë fabrikë për ti mbrojtur nga minjtë.

Menaxhmenti ka theksuar për portalin SDK se  këto të dhëna janë spekulime dhe se nuk lejojnë që të rrezikohet shëndeti i punëtorëve. Nga menaxhmenti gjithashtu kanë thënë se disa punëtorë janë përfshirë nga alergjia që pas testeve është konstatuar se ajo është shkaktuar nga bari i njohur me emrin ambrozia që del në hapësirat e kësaj zone. (F.Demiri/INA)