Veting edhe për gazetarët. Kështu shprehet Eni Vasili drejtuesja e një prej emisioneve të së enjtes në televizionet shqiptare, e cila ka vijuar akuzat ndaj atyre që i quan gjobaxhinj në mediat shqiptare.
“Gjobat vihen që dikush të marrë në këmbim diçka që i duhet dhe që nuk i takon. Unë nuk disponoj asgjë të tillë në jetën time. Do vazhdoj të paguaj kredinë për shtëpinë dhe kjo nuk më shqetëson aspak, edhe pse habit disa kolegë”, shprehet Vasili në një intervistë për Panorama Plus.
Në vijim duket se gazetarja ka edhe një thumb për atë që e quan aleanca e burrave në gazetari.
“Njihen tashmë aleancat mes burrave në profesionin tonë, prandaj dhe ka kaq pak femra në programet politike. Por mua nuk më impresionojnë fare, vazhdoj punën time dhe kujdesem vetëm për profesionalizmin, jo për klanet e këtij lloji”, shprehet Vasili. /Syri/