Në kampionat turk është momenti i Sokol Cikalleshit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ishte thjeshtë fantastik në sfidën mes Akhisar Belediye dhe Gaziantepsporit, teksa me 2 gola dhe 1 traversë që solli dhe autogolin që zhbllokoi shifrat, arriti të udhëhiqte skuadrën e tij drejt një suksesi të thellë me shifrat 6-0. Falë klasit të Cikalleshit, Akhisari siguroi edhe matematikisht mbijetesën, 4 javë përpara fundit të sezonit. Cikalleshi i cili e nisi sfidën si titullar në minutën e 43-të u bë protagonist, duke goditur traversën me topin që shkoi në rrjetë më pas pas devijimit përfundimtar të Ëallace. Bomberi kavajas ishte thjeshtë i papërmbajtshëm në këtë sfidë dhe në minutën e 58-të, shënoi edhe golin e dytë të ndeshjes, pas një goditjeje me kokë. 3 minuta më pas Cikalleshi bëri gjithcka në mënyrë perfekte për ta cuar në 5 numrin e golave të tij sezonalë me Akhisarin dhe për të vulosur fitoren e ekipit të trajnerit Kafkas. Një gol shumë i bukur dhe me një dedikim special për partneren e tij Kornelian e cila ishte e pranishme në tribunë ai i Sokol Cikalleshit. Në minutën e 76-të, Cikalleshi u zëvendësua për ti lënë vendit suedezit Larsson. 2 nga 3 golat e tjerë të Akhisarit që regjistroi fitoren e 3-të rradhazi dhe u ngjit në vendin e 10-të e në kuotën e 39 pikëve, u shënuan nga portugezi Vaz Te, ndërsa Larrson fiksoi shifrat përfundimtare në 6-0.