Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë raportuar të zhdukur, nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re. Disa turistë ishin parë duke ecur pranë kraterit të vullkanit në “White Island”, pak çaste përpara shpërthimit.

Autoritetet kanë shpëtuar 23 persona, por ka gjasa që numri i viktimave të rritet. Sipas policisë, zona konsiderohet ende e rrezikshme për të nisur operacion shpëtimi.

Vullkani në këtë ishull është nga më aktivët në vend, por pavarësisht kësaj ishulli është një destinacion turistik me fluturime të shpeshta ditore.