Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e të hënës, në Angli, në qytetin e Manchester.

Shpërthimi ka ndodhur në “Manchester Arena”, gjatë një koncerti të këngëtares ariana Grande.

Nga shpërthimi raportohet se ka disa viktima, por nuk ka ende një bilanc të saktë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por dyshohet për një sulm terrorist.

“Të gjithë filluan të vrapojnë dhe të ulërasin. Në tokë shikoje telefona dhe sende personale të njerëzve, të cilët ishin të frikësuar dhe duke qarë”, tha  një nga dëshmitarët okularë.

Ndërkohë policia vendase i bën thirrje të gjithë qytetarëve, të qëndrojnë sa më larg zonës ku ka ndodhur shpërthimi.

Explosions Reported At Manchester Arena

BREAKING: Police say there are multiple fatalities following an explosion at the Manchester Arena after an Ariana Grande concert. This is a live view of the scene. http://cbsloc.al/2rJUhBk

Gepostet von CBS New York am Montag, 22. Mai 2017