Një shpërthim i fuqishëm në një stacion metroje në Rusi ka plagosur shtatë persona, katër prej të cilëve janë dërguar menjëherë në spital, sipas RIA Novosti,duke cituar një burim nga shërbimet e emergjencës.

Shpërthimi, i cili sipas zyrtarëve në Moskë u shkaktua nga rrjedhje  gazi, ndodhi në nëntokë pranë stacionit të metrosë Kolomenskaya.

Një deklaratë e postuar në Twitter nga metroja e Moskës tha se  “kanistri” që mbante gaz,  po përdorej nga saldatorët të cilët po bënin riparime në rrugëkalim.

Kalimtarët kanë filmuar shpërthimin dhe pasojat shkatërruese me kamerat në makinë dashcam.

 

russia-explosion-765619russia-explosion-765618

/Oranews.tv/