Një shpërthim i fortë ekspolozivi është dëgjuar mëngjesin e sotëm në zonën e Bathores në kryeqytet. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në lokalin e shtetasit Sh.D. në rrugën “Demokracia”  rreth orës 03:40 të mëngjesit të sotëm. Për fat të mirë nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.