Një grua humbi jetën, ndërsa pesë persona të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit pas së cilit ka shpërthyer një zjarr në një restorant për ushqim të shpejtë në sheshin Viktoria në qendër të Athinës.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 20 zjarrfikës me tetë automjete të zjarrfikësve.

Policia e bllokoi rajonin rreth vendit të shpërthimit, i cili shkaktoi dëmtim të shitoreve dhe shtëpive përreth, si dhe të automjeteve dhe motoçikletave të parkuara.

Shpërthimi, i cili ndodhi paradite, supozohet të jetë fatkeqësi, e shkaktuar nga rrjedhja e propanit