Si pasojë e një shpërthimi në qytetin Anvers të Belgjikës njoftohet se janë plagosur 14 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga policia e qytetit Anvers në rrjetet sociale, thuhet se një shpërthim ka ndodhur në një restorant në bulevardin Paardenmarkt, ku si pasojë janë plagosur 14 persona nga të cilët 5 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Ndërkohë bëhet e ditur se nuk janë gjendur ende dy persona të tjerë të cilët dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesës së shembur.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit nën rrënoja. Në anën tjetër policia ka njoftuar se shpërthimi nuk është shkaktuar nga një sulm terrorist.
Pretendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e bllokimit të gazit.