Pamje të tmerrshme nga shpërthimi në Turqi (Foto+Video)

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njoftoi se në sulmin me bombë të kryer rreth orës 08.45, me orën lokale ndaj automjetit që transportonte ushtarët dhe rreshterët që kishin dalë me leje nga komanda e brigadës së komandove në Kayseri kanë rënë dëshmorë 13 ushtarë dhe janë plagosur 48 ushtarë të tjerë.

Sipas informacioneve të marra mësohet se një autobombë ka shpërthyer në afërsi të hyrjes të Universitetit Erciyes, ku pranë vendit të shpërthimit ndodhej edhe një autobus me ushtarë.

Në vendin e ngjarjes ku bëhet e ditur se ka të vrarë dhe të plagosur kanë mbërritur ekipet e policisë dhe ambulancave, të cilët kanë transportuar të plagosurit në spitalin e Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Erciyes.

Veysi Kaynak, zëvendëskryeministri turk, ka deklaruar se sulmi në qendër të qytetit kishte cak një autobusi të mbushur me ushtarë

Automjeti që shpërtheu, e që ishte në afërsi të këtij autobusi, la të vdekur 13 persona, sipas ushtrisë turke, dhe 48 të lënduar.

Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi para pak çastesh në një autobus i cili gjendej afër një universiteti në qytetin turk të Kayseri, ka lënë 25 persona të lënduar, por besohet se ka edhe shumë të vdekur

Ndërsa shifra e të vrarëve ende nuk dihet derisa dëshmitarëve thonë se dhjetëra persona kanë vdekur.

Ende nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare se si ndodhi shpërthimi, mirëpo një dëshmitarë ka thënë se ka parë një makinë e parkuar në afërsi të autobusit, që ka shpërthyer.