Një ekspert i eksplozivëve pretendon se shpërthimi në Bejrut ndodhi nga djegia e raketave ushtarake dhe jo nga kimikatet e nitratit të amoniumit.

Sipas medieve të huaja përcjell Telegrafi, Danilo Coppe, 56 vjeç nga qyteti i Parmesan në Itali, është njëri nga ekspertët kryesorë të vendit për sa i përket shpërthimeve.

Ai beson se shpërthimi i së martës i cili la të vdekur rreth 200 njerëz dhe lëndoi 6,000 të tjerë, nuk u shkaktua nga nitrati i amoniumit, pasi ngjyra e reve ishte portokalli.

Eksperti me nofkën “Mr.Dynamite”, shpjegoi se kur nitrati i amoniumit shpërthen, ai gjeneron një re ngjyrë verdhë.

Videot e shpërthimit tregojnë se tymi reflekton me tym ngjyrë portokallit, tha Coppe për Corriere.

“Duhej të kishte qenë një katalizator, pasi nuk do të kishin shpërthyer të gjitha njëherazi”, u shpreh ai.