Përkrahje për studentët shqiptarë në Maqedoni po vijnë nga të gjitha anët. Janë të shumtë edhe intelektualët shqiptarë që po përkrahin dhe motivojnë studentët.

Së fundi, atdhetari dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Shpëtim Pollozhani, që vitet më të mira të jetës i kaloi në burgjet jugosllave, u jep një porosi studentëve shqiptarë në Maqedoni.

“Dy lajmet me te mirë per vitin 2018. Formimi i Ushtrisë së Kosoves dhe përgaditja e studentëve nen Maqedoni për protesta.

Ju, rinia e jonë, ju duhet të çoheni kurse ne do tu mbajmë ujë pa e çelur gojen, se na fëlliqi kjo klasë politike” – shkruan Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politik Shqiptarë.