Ngjarjet tragjike të 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë, që u shoqëuan me dhunë të paraparë ndaj deputetëve, e ku më së keqi e pësoi deputeti i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela, i ka komentuar edhe  botuesi kosovar i  një portali të dyshimt që financohet nga sekte selefiste arabo-iraniano saktê.net, Xhevdet Pozhari, njeri  ky  i afërt me lëvizjen Besa, dhe me Kim Mehmetin. Këta të dy si duket në kordinim të plotë ndërmjet veti, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat fjalë  nëpërmjet ca statuseve  në muret e tyre  në fejsbuk janë  munduar të godasin Ziadin Selën dhe figurën  tij.

Edhe pse më kot ky mercenarë si  ”fëmijë  jashtëligjshëm”  mundohet të fshihet pas Lëvizjes  vetëvendosje  , atë më tash  gati se  të gjithë shqiptarët e njofin   si  mercenar më i ri  i Besës dhe shërbimeve të Mijallkovit dhe atyre që u munduan ta vrasin Ziadin Selën, me 27 prill. Atë që nuk mundën ta realizojnë ata , ka marrë përsipër ky “fëmija i jashtëligjshëm” që është i dënuar përjetësisht nga nëna natyrë ta bëj nëpërmjet ”paçavures” së tij me ngjyra të ”jeshilta”  Sakte.net

Në statusin e tij ky far pozhari, nuk ka nguruar që përmes  gjuhës së ulët gazetareske  të  pyes  dhe në  të njëjtën kohë  të habitet sesi e mori veten kaq shpejt Ziadin Sela?  Andaj , duke u thirur në tregimin e tij për babën e vet edhe ne e pyesim dhe  njëkohësisht habitemi se a e din  edhe vetë, ky far Pozhari  se  për cilin  babë është ka na flet?  Për babën e tij “Biologjik” , apo për atë  ” ideologjik” që ja ka pre kokën, e që për para shet gjithcka.

 

 

Ja çfarë shkruan ai:

“Në janar të vitit 1997, babai im ishte rrahur për vdekje nga policia serbe. Kishin ndaluar vetëm kur ishin bindur se ka vdekur. Deshti Zoti shpëtoi. Disa ditë nuk ishte në vetëdije, ndërsa hematomat e sulmit zgjatën me muaj, e pasojat e brinjëve, këmbeve të thyera, zgjatën me vite….
Andaj, sot kam një arsye më shumë se të tjerët t’i gëzohem lajmit se një deputet shqiptar e rimori vetën në më pak se një javë.
Shëndet të plotë dhe suksese të mëtutjeshme.”