Një banor që ka jetuar i vetëm në një objekt pa ngrohje është përkujdesur në një qendër sociale pas alarmimit nga fqinjët. 50 vjeçari i cili ka edhe një lëndim në këmbë ka qenë në gjrndje të rëndë para se të pranohet në Qendrën sociale “Dunja” – informon Zhurnal. 

Bashkë me 50-vjeçarin në “Dinja ndodhen 6 të pastrehë të cilët kanë gjetur shpëtim nga kushtet ekstreme në këto ditë kur temperatura ka shkuar deri në -21 gradë.

“Ne në QS Dunja kemi hapësirë ​​ku ne mund t’i ndihmojmë për të akomoduar dikë te ne, për shkak të temperaturave të ulëta. Lokacioni është Rajko Zhinzifov Nr 22 (përballë Fakultetit të Inxhinierisë). Është e nevojshme për ta shpërndarë (këtë informacion) dhe për të sjellë të pastrehët në atë adresë, si dhe donacionet me batanije, ushqim, ngrohje, ujë, jastëk, donacione me para”, shkruajnë vullnetarët në apel.
 
Të gjithë individët dhe organizatat të cilët i ndihmojnë të pastrehët, nga ‘Dunja’ u ofrojnë hapësirë ​​shtesë për strehim. Qendra sociale ka një kapacitet për të akomoduar 10 deri në 15 persona.