Një zemër artificiale e një gjenerate të re, e kontrolluar nga interneti e cila lejon të monitorohet në kohë reale dhe në distancë gjendjen shëndetësore të pacientit tashmë është realitet.

Kjo nuk përbën më ndonjë çudi, pasi kjo është realizuar për herë të parë në Itali, nga një ekip i kryesuar nga mjeku Etore Vitali në klinikën “Humanitas di Rozzano”.

Pacienti, një 65 vjeçar, kaloi me sukses vendosjen e zemrës artificiale, tashmë është mjaftë mirë, duke u kthyer në shtëpi në gjendje normale.

Deri tani, zemra artificiale është vendosur me mjaftë sukses në 18 pacientë në të gjithë botën.