Kjo ndoshta mund të jetë shpikja më e rëndësishme në të brendshmet, që kur u shpik vetë recipeta?
 

Kjo shpikje sigurisht që është një lajm i mirë, kur tendenca e kancerit të gjirit është në rritje në të gjithë botën. Julian Rios Cantu, një student nga Meksika ka krijuar një recipetë që njeh shenjat e kancerit të gjirit, aq herët sa të mund të ketë një shërim të plotë prej kësaj sëmundjeje. E të mendosh që Cantu është vetëm 18 vjeç.

Ai është frymëzuar nga nëna e tij, e cila rezultoi me kancer. Bashkë me tre shokët e tij formuan kompaninë Higia Technologies, që zbaton zhvillimin e biosensorëve në mjekësinë e avancuar, dhe “është i përkushtuar për të rritur cilësinë e jetës së femrave duke arritur një profesionalizëm të metodës së vetëeksplorimit për një njohje më të shpejtë dhe më efektive të kancerit të gjirit, shkruan Top Channel.

“A do ta besonit jetën e një personi që doni me metodën e gabueshme të vetëekzaminimit të gjirit? Ne jo”, thuhet në faqen në internet të kësaj kompanie.

Recipetat quhen EVA, një “recipetë autoekzaminuese” dhe është shumë i rëndësishëm për femrat me një predispozicion gjenetik ndaj kancerit të gjirit.

Është më i shpejtë, më i lehtë dhe më invazive se mamografitë, për të cilat shpesh të duhet të presësh.

200 biosensorët në recipetë krijojnë një hartë të sipërfaqes së gjoksit dhe dallojnë ndryshimet në temperaturë apo përmasë, që thuhet se janë shumë më të saktë se vetë ekzaminimi.

Një rritje në formë, në përmasë apo temperaturë do të thotë më shumë qarkullim gjaku, çka reflekton se enët e gjakut po konsumojnë diçka, një shenjë e disa llojeve të kancerit.

Djemtë fituan çmimin e Global Student Enterprenuer Awards. Mjafton që këto recipeta ti vishni për një orë apo një orë e gjysëm një herë në javë për të kuptuar ndryshimet.