Kapsula me qeliza të modifikuara me metoda gjenetike mund të eliminojnë plotësisht injeksionet e insulinës si pjese e trajtimin të diabetit, thuhet në nje studim të ri.

Kapsulat në fjalë, që lirojnë insulinë, ekspertët i kanë testuar në minj. Pasi që kafsheve laboratorike u është instaluar kapsula nën lëkurë, rezulton se nivelet e sheqerit në gjak tek minjtë me diabet, pas disa javëve, ranë në vlera normale, raporton The Guardian.

Shkencëtarët shpresojnë se brenda dy viteve do të marrin leje për të testuar metodën revolucionare tek njerëzit. Nëse gjithçka shkon mirë, do të jetë një lajm i madh për njerëzit me diabet tip 1, ose ata me tipin 2, të cilët duhet t’i japin vetvetes injeksione të rregullta me insulinë. “Është një fakt i frikshëm se që nga 2040 çdo i dhjeti person do të vuajë nga një lloj i diabetit. Nëse kjo shpikje dëshmohet e suksesshme, pacientët do të ndërrojnë kapsulat e vendosura nën lëkurë vetëm tri herë në vit, që është shumë më mirë se injektimi i insulinës në baza ditore”, ka thënë Martin Fuseneger, i cili udhëhoqi hulumtimin në Bazel të Zvicrës.

Fuseneger shpjegon se ekipi i tij modifikoi gjenetikisht qelizat e njeriut nga veshkat, ndërsa më parë kishin dështuar me qelizat nga pankreasi.

“Qelizat në veshka janë më rezistente dhe në laborator janë zëvendësuar me sukses nga qelizat e pankreasit, të cilat janë përndryshe përgjegjëse për sekretimin e insulinës në trup”, thonë shkencëtarët.

Kapsulat revolucionare të ngrira, shtuan ata, do të jetë në gjendje për t’u prodhuar në mënyrë industriale dhe qëllimi i ekipit kërkimorë është që të plasohen në tregun botëror brenda dhjetë viteve.