Shpresë e madhe për njerëzimin, testohet vaksina kundër kancerit

Një vaksinë për parandalimin ose vonimin e kancerit është duke u testuar në qenë mundet dhe një ditë të realizohen testime edhe tek njerëzit, kanë paralajmëruar studiuesit.

Shkencëtarët po përgatiten për të testuar një ilaç që shpresohet të trajnojë sistemin imunitar për të njohur dhe sulmuar një pjesë të veçantë të qelizave kancerogjene.

Ata kanë zgjedhur një pjesë të qelizave të kancerit të cilat qelizat imune – qelizat e bardha të gjakut, normalisht iu bashkëngjiten dhe të cilat ata besojnë se janë të zakonshme për kanceret e ndryshme.

Të mësuarit e trupit për të sulmuar këtë, sa herë që e gjen atë, nënkupton se trupat e qenve kanë një linjë shumë të hershme të mbrojtjes kundër tumoreve.

Për shkak se kanceri në qen zhvillohet në mënyrë të ngjashme me njerëzit, dhe mund të shkaktohet nga faktorë të ngjashëm mjedisorë, vaksina mund t’ju ofrohet një ditë edhe njerëzve.

SHPËRNDAJE