Franca 2:0 Shqipëria
Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Francës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Kampionëve të botës nuk iu deshën më shumë se 8 minuta për të arritur deri tek goli i epërsisë. Ishte Coman, ai i cili arriti ta mposht lehtësisht gardianin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Ndërsa, golin e dytë e shënoi Olivier Giroud në minutën e 27-të.
Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann kishte një mundësi të artë për ta trefishuar rezultatin, por ishte i pasaktë nga pika e bardhë.
Kombëtarja shqiptare në kuadër të këtyre kualifikimeve ka zhvilluar katër ndeshje, prej të cilave dy i ka fituar dhe dy i ka humbur. Ndërsa nga ana tjetër Franca ka tri fitore dhe një humbje./21Media