Regjistrohet viktima e nëntë nga moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 9, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesë së tij në qytetin e Sarandës.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në lagjen nr.4, në hyrje të banesë së tij private është gjetur i pajetë, shtetasi Zh.T, i moshës rreth 60 vjeç.
Sipas policisë dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti.