Maqedonia do të dërgojë ndihmë humanitare në rajonet e Shqipërisë të cilat u përfshinë nga përmbytjet, njoftoi Qeveria.

Kjo është vendosur në seancën e sotme në të cilën u shqyrtua informacioni i Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë për gjendjen me përmbytet në Shqipëri.

Qeveria e angazhoi Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe institucione të tjera kompetente në afat prej tre ditëve të dozojnë propozim vendim për dërgimin e ndihmës humanitare.