Kur janë luajtur dy ndeshjet e para kualifikuese të botërorit Rusi 2018, surpriza e Grupit G është pikërisht Shqipëria.
 
Kuqezinjtë kryesojnë grupin me pikë të plota, 6 dhe me 4 gola të shënuar dhe 1 të pësuar ndaj Maqedonisë.
 
Barazimi i dy skuadrave favorite te grupit Italisë dhe Spanjës ka bërës që ato të jenë në kuotën e katër pikëve.
 
Spanjollët renditen më mirë për shkak të golavarazhit.
 
Në vend të katërt është Izraeli, i cili pas humbjes në takimin e parë me Italinë ka mundur sot Maqedoninë në Shkup 2-1.
 
Maqedonia në dy takimet e para është  pa asnjë pikë me 2 gola të shënuar dhe 3 të pësuar.
 
Në fund ashtu siç pritej është Lihtenshtejni me një golavarazh -10.
 
2