Një ditë më parë në Manastir u festua shënimi i 108 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, gjarje historike kjo për të gjithë shqiptarët.

Mirëpo në këtë ditë nuk munguan as incidentetet në shtëpinë muze të Kongresit të Alfabetit, i cili u shoqërua edhe me një shkrim “Vdekje për shqiptarët“.

 

Mirëpo në këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët munguan urimet e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, të cilat po ashtu nuk reaguan lidhur me sulmin në shtëpinë muze.

Më 22 nëntor të vitit 1908 në qytetin e Manastirit, intelektualët shqiptarë vendosën alfabetin latin me 36 shkronja, me të cilin shkruhet sot gjuha shqipe.