Shqipëria ka reaguar pas humbjes 4-1 të pësuar tri ditë më parë në Francë. Skuadra e Reja-s, në fakt, është kthyer te fitorja në kualifikueset e Euro 2020 pasi ka mundur 4-2 Islandën në shtëpi. Ka qenë një fitore e merituar, por e vuajtur për kuqezinjtë, që kanë lënë për të dëshiruar përsëri në mbrojtje me disa gabime që mund të ishin shmangur. Ka qenë Dermaku që ka zhbllokuar takimin në minutën e 32-të me një goditje me kokë pas një kërcimi të fuqishëm në zonën e rreptësisë.

Pesë golat e tjerë të sfidës kanë ardhur në 45 minutat be dyta. Miqtë kanë reaguar në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 me Sigurdsson pas një largimi të gabuar të topit nga ana e kuqezinjve. Gjithsesi, festa e miqve ka zgjatur pesë minuta pasiu Hysaj ka realizuar golin e dytë për vendasit pas një aksioni shumë të bukur. Islandezët nuk janë dorëzuar dhe kanë arritur të barazojnë përsëri në të 58-ën me Sigthorsson. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim ka ardhur shpërhtimi i lojtarëve të Reja-s në minutat e fundit. Roshi ka gjetur golin e tretë në minutën e 78-të falë një devijimi, teksa Cikalleshi ka fiksuar shifrat në 4-2 në të 83-ën. Kjo fitore i çon kuqezinjtë në 9 pikë, tri larg Islandës së vendit të tretë dhe gjashtë larg Turqisë dhe Francës, që kryesojnë Grupin H me nga 15 pikë. Kuqezinjtë do të kthehen në fushë 11 nëntorin e ardhshëm për t’u ndeshur me Turqinë në transfertë.