I hapet rruga emetimit të monedhave virtuale edhe në Shqipëri. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë’, që i hap rrugën përdorimit të monedhave virtuale.

Pas miratimit në Parlament dhe botimit në Fletoren zyrtare, ky projektligj hyn në fuqi më 1 shtator 2020. “Monedha virtuale”, përfaqësim digjital i vlerës, i cili përdoret si mjet shkëmbimi, instrument pagesash, njësi llogaritjeje ose rezervë vlere. Zëvendësministrja e Financave Adela Xhemali tha në Komision se aktualisht nuk ka asnjë ligj që rregullon këtë sektor.

“Aktualisht nuk ka asnjë ligj që rregullon, ndalimin dhe penalitete lidhur me aktivet virtuale dhe shërbimet lidhura me të”, tha zëvendësministrja Xhemali.

Nëpërmjet këtij drafti synohet që këto monedha të palejuara deri më tani t’i bëjë ato të ligjshme, dhe nëpërmjet tyre t’ju jepet mundësia përdoruesve t’i përdorin si instrument pagese, në procesin e blerjes së produkteve apo shërbimeve.

“Projektligji synon të rregullojë kushtet për licencimin, ushtrimin e aktivitetit të operatorëve bursave dhe mbikëqyrjen e tyre, kushtet për emetimin e monedhave digjitale dhe autorizimin nga autoritetet kompetente për kushtet dhe tregtimin e monedhave virtuale. Parashikohen gjoba të rënda për këdo që shkel këto depozita ligjore. Për të shfrytëzuar sa më mirë shërbimet që ofron kjo teknologji si dhe për adresuar rreziqet që ofron kjo mundësi siç janë skemat mashtruese apo skemat e paautorizuara për të ofruar aktivet virtuale, nevojitet një kornizë ligjore e plotë që ky aktivitet të rregullohet”, shprehet Xhemali.

Sipas zëvendësministres kjo risi do të përmirësojë edhe ekonominë e vendit.

“Ulja potenciale e kostove të sistemit të pagesave, nxitja e financimeve për ekonominë vendase nëpërmjet burimeve të ndryshme të financimit, tërheqja e investitorëve të huaj dhe krijimi i përfitimeve ekonomike për vendin”, tha Adela Xhemali.

Subjektet që do të licencohen për përdorimin dhe prodhimin e kriptovalutave do të përfshihen edhe në legjislacionin tatimor për t’u bërë subjekt të tatimeve dhe taksave.

“Hap dyert e një tregu të ri që mbikëqyr dhe kontrollon këtë treg, organizmin dhe funksionimin e gjithçka. E konsideroni këtë si një biznes që nuk do të paguaj taksa dhe për këtë nuk është parashikuar asgjë në projektligj, apo është një biznes si të tjerat dhe ne duhet të vendosim në ligj që do të paguaj taksa, dhe pastaj kur të marrëi licencën të nxjerri bilancet është biznes i madh apo i vogël që të paguaj taksa?”, thotë Angjeli

“Bitcoin” është monedha e parë virtuale e emetuar në vitin 2009, dhe që në tregjet botërore po përballet me luhatje të vazhdueshme. Futja në përdorim e monedhave virtuale do të bëhet vetëm nga Subjektet e licencuara nga AMF dhe AKSHI, të cilët do të mbikëqyrin këtë treg për të mos lejuar shkelje të ndryshme. Monedhat virtuale mund të kthehen shumë shpejt në konkurrente të bankave tradicionale, nëse ato gjejnë përdorim të gjerë në shoqëri.

Ato mund të blihet në një platformë këmbimi duke përdorur monedha të tilla si Euro, Funte apo Dollar. Monedha më e njohur dixhitale është bitcoin, me të cilën mund të biesh në kontakt në rrjetet sociale dhe po nëpërmjet internetit mund të kryesh transaksione. Tashmë ky projektligj bën që këto monedha të palejuara deri më tani ti bëjë ato të ligjshme, dhe nëpërmjet tyre t’ju jepet mundësia përdoruesve t’i përdorin si instrument pagese, në procesin e blerjes së produkteve apo shërbimeve