Policia e Tiranës ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar shqiptarëve festat e Nëntorit. Punëonjës të ndryshëm të policisë vendore, që nga salla operative, e deri tek patrullat e përgjithshme, bashkë me festën e urimit shprehin dhe dashurinë e përkushtimin ndaj atdheut.

Nëpërmjet një realizimi të bukur artistik, efektivët e policisë e quajnë “dita e krenarisë shqiptare”. Nëpërmjet fjalëve të tyre “Shqipërinë e kemi këtu të gjithë”, ata japin mesazhin e dashurisë për Atdheun.

“Ne kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë, sepse ne e duam Shqipërinë”, janë fjalët e tjera të shoqëruara në sfond me këngën “Shqipëri, nëna ime”.