Edhe pse në koalicion parazgjedhor, LSDM-në dhe BDI-në në qytetin e Kumanovës s’po mundet t’i bashkojë ndarja e kulaçit të pushtetit lokal. Burime të mirëinformuara të gazetës Lajm njoftojnë se fituesi absolute i zgjedhjeve lokale në Kumanovë, tashmë i pari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski nuk pranon të gjitha kërkesat e BDI-së për ta zyrtarizuar bashkëpunimin edhe pas zgjedhjeve.

Meqë, numri i shqiptarëve që votuan drejtpërsëdrejti LSDM-në dhe Maksim Dimitrievskin ishte shumë i madh, pjesë e tyre edhe aktivistë në frontin e parë të partisë, kreu i komunës të njëjtit pretendon t’u jep funksione nëpër vende ku duhet përfaqësuesi institucional të jetë shqiptar. Fakt ky që do të përgjysmojë kërkesat e BDI-së, apo tendencat e tyre, që ata vet si parti t’i drejtojnë ndërmarrjet, të cilat u takojnë shqiptarëve.

Kujtojmë se në radhët e LSDM-së në Kumanovë ka edhe kështilltare komunale shqiptare- Hana Xheladini.

Tash kolaçin e pjesës shqiptare me gjasë do ta ndajnë, shqiptarët e LSDM-së dhe BDI-së./Lajmpress