Nga  Skënder MULLIQI

Mediet botërore bën të ditur së presidenti i posa zgjedhur i Amerikës, Donald Tramp dhe i Rusisë ,  Vladimir Putin këtë të shtunë do të bisedojnë në telefon . Sipas të gjitha gjasave temë e bisedës telefonike do të jetë lufta kunder terrorizmit. Jo në këtë bisedë por në takimet e ardhshme bilaterale amarikano –ruse opinioni botëror e prêt më interesim të madh. Paralajmërimet e disa analistëve dhe zyrtarëve të shtetit amerikan së Tramp dhe Putin do të bëjnë një ndarje të re të sferave të interesit  ka shtuar dron  të shumë shtete të botës e veqmas në Ballkan . Disa madje kan shkuar aq larg duke parashikur luftë të re në Ballkan , më shumë duke marrë për bazë ashpërsinë  politike të Serbisë, pas humbjës së Kosovës më luftë në vitin 1999.Disa janë të predisponuar më shumë në përkrahje të Serbisë për grabitje të reja territorësh për Serbi të Madhe , duke lënë mbrapa faktin së Serbia, disa herë i rriti territoret në kurriz të shqiptarëve, por edhe të hungarezeve dhe të tjerëve  në Vojvodinë . Levizjët eventuale  të interesit sigurisht së do të tërheqin edhe reperkusione politike por edhe ushtarake në botë . Shumë kush beson së Tramp nuk do të lëvizë shumë në planin e jashtëm, por mendohet së do të jete më i ashpër pak së ish presidenti Barak Obama në disa çështe si ajo e emigrantëve . Ardhjës së Trampit në pushtet duket  iu ka gëzuar shumë  Serbia duke pasur paraysh disa njerëz të lobit serb,  të cilët do të janë bashkëpunëtorët e Trampit .Ka mendime së do të shtrohet në tavolinë edhe  Krimeja në kompemzim më pranimin nga Rusia të pavarësisë së Kosovës. Të gjithë këto tash për tash  mbëten supozime të analistëve dhe të qarqeve të tjera politiko- ushtarake.Tramp mund të jetë I pa parashikueshem  sikurse që ishte gjatë fushatës deri të triumfi i tij për presindet të 45 të Amerikës. Serbët përkrahjën e Trampit po e bazojnë edhe më disa lidhje të biznismenëve  të Serbisë dhe të BH-së .Thuhet  së edhe Millorad Dodik kishte thirrje në inagurimin e Trampit , por gjoja këtë e kishte penguar ish administrata e Obamës duke ia ndalur qdo vizitë në SHBA. Edhe pse Gjykata e Lartë në Bosnje  ia kishte ndaluar mbajtjën e referendumit për shkëputje Dodik megjithate  vitin e kaluar e mbajti një referendum të tillë , I cili  për qudi kaloi pa ndonjë  reagim të ashpër nga faktori ndërkombëtar, pos që u tha  gjithashtu së është i pa ligjshem . Mbatja e referedumit nga serbët e Bosnjës më duket mua ngjalli edhe më shumë apetitët serbe  për Serbi të Madhe . Në krye të shtetit serbë janë forcat e qetnikizmit në pushtet  të qetnikut Sheshel , të cilët nuk kan lëvizur nga qendrimet e tyre fashiste karshi shqiptarëve në Ballkan . Dhe,, tash pas ardhjës në pushtet të Trampit të cilin serbët  po e konsiderojnë  si pro rus, janë duke i yshqyer iluzionet e tyre së ndoshta edhe do të arrijnë qëllimin në formimin e Serbisë së Madhe më luftë ose pa te  .Krahas rritjës së retorikës ultranacionaliste Serbia  shumë herë deri më sot provokoj   situatën politike dhe të sigurisë  në  Kosovë.Barrikadat   njëra pas tjetrës , herë më njerëz e herë më zhavor ,e herë më lule , e së fundi më ngritje muri  mesjetar  janë provokime të  rënda  të regjimit shovenist të Beogradit  karshi pavarësisë së Kosovës. Kur kësaj i shtohet fakti së Serbia nuk është duke e pranuar pavarësinë  , e pala shqiptare pa asnjë kusht u inkuadru në bisedime më shumë të karakterit politikë së sa të karakterit  teknik, ka ngjallur shpresat serbe, duke lënë pavarësinë si pyetje të hapur. Politikën në Ballkan e ka acaruar edhe më shumë politika ekspanioniste ruse e cila ka pretendime të daljës në det .Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO rusët u munduan ta ndalin edhe më forcë, më një tentim atentati ushtarak ndaj, Millo Gjukanoviqit , i cili  u ndalua në momentin e fundit nga forcat policore malazeze. Kur dihet në fragjilitetin e situatës politike në botë e posaqerisht në Ballkan , ruset dhe serbët po dëshirojnë ta kthejn epokën e Luftës së Ftoftë , madje duke  prekur pulsin e bashkëisë ndërkombëtare  të bëjnë edhe ndonjë invazion ushtarak në Kosovë.Këtu nuk përjashtohet as Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo spirale lufte automatkisht do të inkuadronte edhe Shqipërinë në mbrotje të shqiptarëve dhe do të implikonte edhe  Bullgarinë në mbrotje të interesave në Maqedoni. Provokimi më trenin rus më ikonografi fashiste ishte i karekterit të tillë mëndoj unë. Faktori politikë shqiptarë për dallim nga populli që është unuk, janë  të përqarë dhe të cilët i kan vu interesat e tyre përsonale para interesave vitale shtetërore dhe kombëtare .Një unitet është i nevojshem më shumë së kurrë më parë , për ti fashitur përfundimisht planet për  Serbi të  Madhe  . Hisedarë  të mëdhenj të meseles së bashkimit janë shqiptarët  vet. Na duhet ta mbrojmë qdo cep të territitorëve së mjaftë na janë grabitur territiore deri më sot nga fuqitë e mëdha të kohës … Këtë e tha edhe ish kryeministri  i Shqipërisë,  Sali Berisha në një intervistë të fundit shumë të qëlluar  , duke folur për rrethanat  e reja të krijuara pasa incidentit të fundit më trenin serbë. Berisha ishte shumë i zëshëm si gjithmonë edhe kur ishte në pushtet , I cili  më dinjitetin më të madh të thotë kush qka të don, i mbrojti vlerët tona kombëtare . Kërkoj bashkimin e tokave shqiptare më rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë ,. E kërkoj këtë gjë në Tiranë , Vlorë, Shkup dhe madje midis Brukseli qka me duket mua i kushtoj edhe më pushtet . Ai përseriti, së secili shqiptarë është i obliguar ta mbrojë nese vjen në pyetje qdo pëllëmb dhe gurë  të territorëve shqiptare nga hegjemonizmi serbomadh  .   Vetëm unik do të kthejmë  mbrapa trenat   ruso- serbe . Dodik dhe Nikoliq hapur janë duke parashtruar idenë e Serbisë së Madhe duke dëshiruar ta kthejnë situatën në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar . Serbia e nisi trenin propagandistik për Kosovë ku shkruhej “ Kosava është  Serbi”, dhe në anën tjetër krejt për qëllime politike Franca  më fletë arreste  të Beogradit  e arrestoi ish kryeministrin, Ramush Haradinaj. Nese Serbia është duke u përgaditur  për luftë të re pushtuese , ne shqiptarët e kemi më lehtë ti bëjmë  ballë kësaj lufte mbrojtëse siq e bem këtë punë mirë  edhe në vitet 1998-99.Thotë një fjalë e popullit “armiku më gjetë lehtë ta merre bukën edhe nën qerepë”. Mendoj së nga lufta e fundit mbrojtëse kemi nxjerrë  edhe  një përvojë dhe ajo shumë do të na duhet  .Do të ishte mirë që këto pushtete të cilat nuk punuan mirë për shqiptarët  të largohen vet  nga pushteti.Në një rajon siq është ende Ballkani kërkohen njerëz të pa kompremetuar politikisht  , kërkohen  pushtete të forta…  Të gjitha rrethanat gjeopolitike dhe gjestrategjike flasin së Amerika ka interesa na rajon dhe pikërisht më shqiptarët si populli më  proamerikan që janë .Koha shumë shpejt  do të shpërfaqë shumë qka të mirë ose të keqe për këtë pjesë   të Evropës  …Shqiptarët edhe më tutje mund të llogarisin shumë  në Amerikën mike  dhe në  miqë të tjerë të Evropës,  të cilët janë  sponzoret e pavarësisë së  Kosovës…