Me rastin e 28 Nëntorit, flamujt kuq e zi kanë stolisur rrugët dhe ballkonet e shumë shtëpive nëpër qytetet e Maqedonisë ku jetojnë shqiptarët.

Me rastin e kësaj date, në Shkup u mbajt një akademi solemne ku historianët përkujtuan emrat e njohur të historisë shqiptare që sakrifikuan për flamurin kombëtardhe Pavarësinë e Shqipërisë.

 

“28 nëntor 1913, 1 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë pa Kosovë, pa Iliridë, pa Ulqin e Preshëve e Çamëri por me besim në Zot e atdhe do të fillon karvani i dhimbshëm shqiptar duke mbuluar me gjak çdo pëllëmbë të trojeve tona etnike.

Skënderbeu më 28 nëntor 1944 qëndisi flamuri në Krujë, më 28 nënëto9r 1912 Ismail Qemali e ngriti në Vlorë, po me 28 nëntor 1997 doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe po më 28 nëntor 1955 Zoti ja fali popullit shqiptar Adem Jasharin”, tha historiani Muzafer Bislimi për Alsat.

Për nder të kësaj dite, Unioni i nxënësve shqiptarë organizoi një marsh dhe manifestim kulturor me recitime dhe këngë për flamurin shqiptar.

“Unioni i nxënësve shqiptarë në kuadër të projektit “Java e kombit”, sot është aktiviteti i fundit që po e përmbyllim gjithë këtë projekt, është marshi kushtuar flamurit tonë kombëtar, është një projekt që është mirëpritur shumë nga të rinjtë, nga të gjithë qytetarët e këtij vendi dhe realisht është kënaqësi ku ky marsh kushtuar flamurit tonë kombëtar organizohet nga të rinjtë”, u shpreh Majlinda Çilafi, UNSH.

Aktivitete të ndryshme me rastin e 28 nëntorit dhe Pavarësisë së Shqipërisë u organizuan edhe në Tetovë, Gostivar, Strugë, Kërçovë, Kumanovë dhe qytete tjera.