Pse janë shqiptarët në këto 16 vite në një tmerr të vërtetë të identitetit të tyre?
Kjo pyetje shpesh u është drejtuar politikanëve të pushtetit dhe analistëve, mirëpo, disa nga analistët e vendit që janë të pavarur gishtin ia kanë drejtuar Ali Ahmetit dhe BDI-së, si një parti që luftoi më tepër kundër shqiptarëve sesa i integroi ata. Politikat e këqija që janë luajtur në gjithë këto kohët e fundit kanë një emër: Ali Ahmeti dhe BDI dhe PDSH e Menduh Thaçit. Këta janë partitë dhe eksponentë që duhen hequr me votë, pasi i pamë i sporovuam dhe rezultati ishte zero.
Alternativa dhe penicilini i regjimit të Gruevskit ishte argumenti i Ziadin Selës ku me 27 prill, ai me gjithë jetën e tij u vu në përballje për ta ndeshur me partitë tjera armike të popullit për ta fituar interesin shqiptarët si popull i nëpërkëmbur. Ziadin Sela ka ngrit zërin për lirimin e të burgosurve të rastit “Monstra”, “Sopotit” “Lagjes së trimave” dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar e konkretisht të amerikanëve do të lirohen nga burgjet famëkeqe sllave nga rastet e montuara politike që e kurdisi qeverisja e mëparshme.
Shqiptarët me 15 tetor do të jenë përballë të vendosjes në mes të keqes dhe të mirës, andaj vota e shkuar gabim do të ketë kosto, prandaj të votojmë me dinjitet dhe për opcionin më të mirë./Fol.mk