Për shumë skeptikë të politikave evropiane, hapja e kufijve të Shengenit ka shërbyer për rritjen e kriminalitetit në hapësirat evropiane, shkruan botasot.info. Andaj janë rritur edhe burgjet me të dënuar veçanërisht nga Maroku.

Sipas një analize të  The Black See, grup i gazetarëve investigativë nga Evropa Juglindore, në fund të 2015 kishte 11.706 marokenë të dënuar në burgjet e 25 shteteve evropiane (nuk përfshiheshin Kroacia, Qipro dhe Malta). Numrin e dytë më të madh e përbënin rumunët  me 11.511 të burgosur (ose 34% e të burgosurve të përgjithshëm evropianë), ndjekur nga shqiptarët e Shqipërisë me thuajse dyfish më pak 5722.  

Numri aq i madh i të burgosurve marokenë lidhet kryesisht me shpërndarjen e drogës, ndërsa në rastin e rumunëve lidhet me grabitjen dhe plaçkitjen e bandave të vogla nëpër apartamente private dhe veturave.

Megjithatë sipas përqindjes, për kokë banori, më kriminalë janë lituanezët (0,59%), letonezët dhe rumunët (0,39%), slovakët  (0,38%), bulgarët (0,36%). Për krahasim më pak kriminelët janë austriakët (0,05%) dhe gjermanët  me (0,03%). Kjo tregon se shqiptarët nuk janë kriminalë pasi për kokë banori sipër tyre ndodhen shumë nacionalitete tjera.

Sipas analizës varfëria çon drejt kriminalitetit dhe kjo shpjegohet me rastin e krimeve të bëra nga marokenët, turqit dhe shqiptarët./Bota sot/

auto_d11478113797