Ziadin Sela bashkë me liderët e të gjitha subjekteve politike shqiptare po përpiqen me të gjitha format ta unifikojë platformën kombëtare të shqiptarëve, që nesër cilado qoftë prej partive politike shqiptare në pushtet t’i rrijë me kushtet ndaj bllokut maqedonas. Shqiptarët po e ndjekin me vullnet të madh takimin e realizuar, ndërsa në të njëjtën kohë po e përshëndesin këtë takim të liderëve, edhe përkundër titujve tendencioz të portalit Almakos dhe Lajm, të cilët po bëjnë favoret e Lëvizjes BESA dhe të ndonjë shërbimi nga qarqe të dyshimta, që tashmë veçse populli po e nuhat dita-ditës.

Komentues të shumtë shqiptarë në lidhje me takimin e liderëve për të unifikuar kushtëzimet ndaj bllokut maqedonas bëjnë hor pronarët e portalit Almakos dhe të Lajm, duke mos ngurruar t’i quajnë dhe gabel. Kur të gjitha shqiptarët po presin unifikimin e politikës dhe ideologjisë kombëtare, bllokun maqedonas e kanë zënë trembjet, duke kalkuluar planin B me Lëvizjen BESA dhe PDSH, që për çdo prishje të këtij kushtëzimi, të aktivizohet plani B që mund të fuqizoheshin sërish partitë maqedonase kushdo qoftë ajo në pushtet.

Ja edhe disa komente të shkëputura  të lexuesve ku i bëjnë hor “mercenarët” e Besës: