Dy prej këngëtareve shqiptare që po korrin suksese në botë çdo ditë janë Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Rita dhe Bebe deri numërojnë një numër të madh hitesh dhe kështu kanë arritur të bëjnë për vete fansa nga e mbarë bota.

Shpesh kanë qarkulluar thashetheme se Rita dhe Bebe nuk flasin mes vete, por e kundërta është dëshmuar kur dyshja janë parë së bashku në një event, meqë rast kanë ndarë edhe një foto bashkë.

Një status i një gazetari amerikan ka konfirmuar se Rita Ora dhe Bebe Rexha brenda dy muajsh vijnë me një këngë të pëbashkët.

Kënga do të titullohet “Girls” që në shqip nënkupton “Vajzat” dhe bashkë me Ritën dhe Beben do të këndojë edhe Charli Xcx.

Madje për këtë lajm kanë shkruar edhe mediet e huaja, MTV ka njoftuar se pjesë e këtij dueti mund të jetë edhe Zara Larsson.