Medai Shaholli

Më 27 prill mbushen plot dy vite nga sulmi banditesk mbi Parlamentin e FYROM-it, ku një bandë kriminale sulmoi dhunshëm pozitën dhe deputetët e saj.
Ky lloj vandalizmi kundër pozitës ishte i mirë organizuar nga falangat e VMRO-së, që vepronin brenda strukturave policore dhe të sigurisë që nuk donin ta lëshonin pushtetin edhe pas një dekade keqqeverisjeje.

Atë natë u dhunua tempulli i “demonkracisë sllave” Parlamenti, institucion ligjvënës i cili pasi kishte dhunuar shqiptarët për 27 vjet me radhë po dhunohej edhe ai nga “komitët’ e tij.
Në këtë arenë të “luftës “kundër deputetëve të pozitës u “zhdëp” në dru lideri i SDSM-së Zoran Zaev, por më rëndë e pësoi lideri i Aleancës, Ziadin Sela.
Po atë natë mungonte një lider shqiptar pasi ishte informuar nga agjentë të tij se kishte indikacione që do ishte më mirë që ai të mos ishte i pranishëm në këtë mbledhje.Ky liderr ishte Ali Ahmeti.

Vetëm miu i gjirizeve Ali Ahmeti, atë natë shpëtoi nga “dajaku” i bandës kriminale të komitëve të VMRO-së.
Kjo ishte nata e përgjakshme për pushtet brenda kampit sllav, ndërsa shqiptarët që mbajtën anën e Grujos nuk u prekën, madje i përkdheluri i të dya palëve Artan Grubi, shijonte skenat e ”dajakut” pa u shqetësuar.
Dy vite më vonë gjendja ekonomike dhe sociale nuk ka ndryshuar edhe pse ka premtuar shumë lideri i SDSM-së,Zoran Zaev.
Afro 70 mijë vota mori nga kampi shqiptar “demokrati” Zajko, për premtimet e tij në fushatën zgjedhore në zgjedhjet parlamentare siç ishin; zyrtarizimi i gjuhës shqipe dhe për një jetë më të mirë për të gjithë!
Asgjë nga ato premtime nuk doli.
Dhe kështu, ujku Zajko “qimen e ndërroi por zanatin nuk e harroi”.

Ai ndoqi rrugën e mentorëve të tij siç ishin Gligorovët dhe Kolishevskët për t’i përdorur shqiptarët si mish për top!
Sot ato mijëra vota janë kthyer shqiptarëve në helm dhe vuajtje, pasi asnjë gjë nuk ndërmori qeveria e tij për të papunësuarit shqiptarë dhe gjendjen e rëndë të tyre.
Shumë nga shqiptarë naivë atëherë i besonin përrallave të bukura për mirëqënien dhe punësimin që do i bënte ujku me lëkurë qengji Zajko.

Sot ata janë të zhgënjyer që i besuan qorrazi një mashtruesi dhe një sharlatani që u deshi vetëm votat dhe jo hallet e tyre.
Sot rinia shqiptare duket e zhgënjyer dhe pa perspektivë sepse spekulanti dhe intriganti Zajko, i gënjeu dhe ua prishi ëndërrën për një jetë më të mirë duke marrë arratinë për të gjetur një jetë më të mirë në ”perëndim”.
Nga kjo dramë nuk mund të shfajësohet DUI dhe miu i fushës Ali Ahmeti, që ka mbështetur këtë kryeministër dhe këtë qeveri që nuk ndryshon nga VMRO-ja, të cilës i ka mbajtur ” ISO ” për vite të tëra.

SDSM-VMRO, të dya bashkë, kanë dhënë prova se këto 27 vite të vendosjes së “demonkracisë” së tyre, ata mbeten si dy koka të një gjarpri kundër shqiptarëve.
Lufta për pushtet kundër tyre nuk është kauza as lufta jonë, ndaj shqiptarët duhet të bëjnë dallimin mes luftës për pushtet mes tyre dhe luftës sonë për dinjitet,status të barabartë dhe barazi të plotë kombëtare.

Zgjedhjet presidenciale të turit të dytë më 5 maj, duhet të jenë momente reflektimi pasi të dy kandidatët janë si dy anët e së njëjtës medalje.
Ndaj, shqiponjat më 5 maj nuk kanë nevoj t’i qasen kutive të votimit dhe votojnë për njërin apo tjetrën, sepse ata janë si një gjarpër me dy koka për shqiptarët.