Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka fituar meçin e zhvilluar në kuadër të “Ultimate Boxxer 6” ndaj britanikut Nathan Bendon.

Marku e ka fituar këtë ballafaqim me pikë pas gjashtë rundeve, përcjellë Gazeta Olle.

Palestra në Manchester ishte e stërmbushur me tifozë shqiptarë.

Madje, njëri prej tifozëve ishte në palestër me veshje kombëtare, derisa të gjithë mbanin shalle kuqezi në mbështetje të Markut.

Ndryshe “lufta” ishte shumë e fortë, mirëpo përgatitja fizike e Markut bëri dallimin në fund.

Britaniku ishte afër rrëzimit në tapet në rundin e fundit, mirëpo shpëtoi duke u mbajtur disi.

Kësisoj, 27-vjeçari nga Shqipëria konfirmon shkqlimin në boksin profesionist.