Garës elektorale të 6  tetorit, për në Kuvendin e Kosovës i është shtuar edhe aktivistja  e njohur nga Shkupi, Vlera Gjakova. Ajo këtë vendim  e ka bërë publik   në murin e saj në fejsbuk, nëpërmjet një mesazhi të veçant për shokët dhe shoqet e saja.

Ja se çfar shkruan Vlera:

“Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, jam kandiduar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe kryeministri në ardhje Albin Kurti për deputete me numrin 21.

Si shqiptarja e parë nga Shkupi që garon në parlamentin e Republikës së Kosovës, është një nderë i veçantë dhe përgjegjësi e madhe të jem pjesë e ndryshimeve rrënjësore, aty ku i kam edhe rrënjët, aty ku edhe linda, në Kosovë, në Gjakovën krenare e heroike.

Jam këtu si një ushtare e devotshme dhe punëtore për Kosovën, për të dëshmuar se liria buron në qenien e njeriut dhe jo nga autoriteti i jashtëm, ashtu si edhe morali.
Vetëm njeriu i lirë (nga vetja) mund të shkojë deri në fund, vetëm ata që shkojnë deri në fund hapin shtigje të reja për realizim të idealeve për barazi dhe jetë dinjitoze.
Me Lëvizjen Vetëvendosje! unë e jetojë lirinë, me fitoren e Lëvizjes ne do ta jetojmë lirinë”.

21 – Forever young! (Vlera Gjakova)