Lidhur me masën për mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 837 shkelje.

“Gjatë ditës së djeshme (31.10/01.11.10.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut në lidhje me mbajtjen e maskave mbrojtëse, janë regjistruar 837 shkelje”, thonë nga MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për përballje me Covid-19.