Pagat e mëdha të lojtarëve në Premierligë nuk mund të kalojnë vlerën e të ardhurave kryesore që janë të drejtat televizive dhe të drejtat e marketingut.

Manchester United, Manchester City, Chelsea, Arsenal, Liverpool, Tottenham dhe Everton mund të kenë një humbje në shtatë vjet  deri në 1.1 miliardë paund, transmeton indeksonline.

Sipas marrëveshjes së fundit, dy rrjetet televizive, BT dhe Sky do të paguajnë 5.1 miliardë për të drejtat televizive të skuadrave të Premierligës.

Mirëpo ata kanë paralajmëruar se nuk do të mund ta bëjnë më një gjë të tillë, pasi që nuk kanë rezultuar të suksesshëm këtë vit.

Dhe nëse skuadrat nuk reduktojnë pagat e futbollistëve, atëherë shtatë skuadrat kryesore rrezikojnë në një deficit të pa kompenzueshëm.