
Falling Awake
Autorja Alice Oswald shkruan poezi që të rrënqethin, përderisa ajo thotë që këto poezi janë ajo çfarë ndodh kur gjuhët janë të pamundshme.
His Bloody Project
Autori Graeme Macrae Burnet, flet për historinë e një komuniteti rural të thyer që eventualisht shndërrohet në një kasaphane.
Human Acts
Autorja Han Kang përshkruan një kryengritje dhjetë ditëshe në Gwangju, South Korea, në vitin 1980.
A World of Struggle
Përshkrimi i autorit David Kennedy, se si është sunduar bota deri më tani dhe sa është e vështirë të tjetërsohen ideologjitë dhe institucionet jofunksionale.
The Improbability of Love
Një tregim për artin dhe dashurine i shkruar me plot ngrohtësi dhe humor nga Hannah Rothschild.
Autumn
Ali Smith përmes kësaj vepre ka treguar për një të ardhme të mirë pas Brexit-it të Britanisë.
The Natashas
Kjo vepër e Yelena Moskovich ngërthen në vete dëshirën për jetë dhe trup, njëkohësisht flet për trafikimin seksual, ku dëshirat dhe jeta varen prej një fije peri.