Çmimet fluturuese të banesave kanë bërë që londinezët të largohen nga kryeqyteti.

Nëse doni që të gjeni një vend më të lirë jetese dhe perspektivë për punë atëherë janë një numër qytetesh gjithandej Evropës që ofrojnë një standard modest të të jetuarit, shkruan The Independent, transmeton FOL.

Rrogat ndryshojnë nëpër gjithë Evropës, por një pako nuk ofron çdoherë standarde më të larta jetese.

Sipas një raporti të Glassdoor që titullohet “Cilat vende në Evropë ofrojnë standardin më të mirë për të jetuar?” disa qytete ofrojnë jetesë me rroga të larta me shpenzime të ulëta.

Indeksi i kostos së jetës sipas Glassdoor përcakton shumën e parave që nevojiten për një shportë standarde të të mirave dhe shërbimeve në vende të ndryshme, ku përfshihen, marketet, restorantet, transporti, shërbimet komunale dhe qiraja.

Më poshtë keni listën me shtatë qytete evropiane që jeta në to nuk është e kushtueshme.

7. Barcelona – Spanjë – Zona më e popullarizuar në Bashkimin Evropian që është atraksion për profesionistë dhe turistë nga e gjithë bota, por që jetesa aty është shumë e lirë, karshi rrogave.

6. Lisbona – Portugali – Glassdoor nxjerr një mesatare nominale të rrogës në Portugali që është rreth 15 mijë e 500 euro.

5. Athina – Greqi – Ky vend mund të jetë pushtuar nga të papunët dhe kriza e refugjatëve, por nëse aty keni një punë, atëherë Athina është vend shumë  i lirë për të jetuar.

4. Tallinn – Estoni – Kosto e jetesës në këtë qytet është tejet e lirë. Dhe marrë parasysh se ky llogaritet si kryeqytet politik dhe financiar i Estonisë, pagat këtu vetëm janë në rritje.

3. Thessaloniki – Greqi – Qyteti i dytë më i madh në Greqi, gjendet pranë detit, nyje kryesore e transportit në vend që sjell shumë vende pune. Po ashtu ky qytet është edhe pikë turistike, falë muzeut dhe monumenteve historike.

2. Porto – Portugali – Studimi i Glassdoor tregon se ky është qyteti i dytë më i madh në Portugali me afro 70% kosto më të ulët jetese se në New  York City.

1. Tartu – Estonia – Ky qytet i bukur është i dyti më i madhi në Estoni dhe njihet si “kryeqyteti i intelektualëve” për shkak të universitetit më të vjetër kombëtar – Universiteti i Tartu.